Haziri paralajmëron masa të reja ndëshkuese nga SHBA ndaj Kosovës

  • A.P /
  • 05 February 2024 - 20:25
Haziri paralajmëron masa të reja ndëshkuese nga SHBA ndaj Kosovës

"Kujt po ia bën argatin Trojka e VV-së”, ka pyetur Lutfi Haziir, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), teksa ka kritikuar Qeverinë e Kosovës e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.

Një rregullore Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për dinarin serb në Kosovë, si dhe mbyllja e disa institucioneve të drejtuara nga Serbia në Kosovë, kanë ngjallur reagimin e bashkësisë ndërkombëtare.

Bashkësia ndërkombëtare ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për veprime të njëanshme.

Kjo ka bërë që opozita ta akuzojë kryeministrin Albin Kurti si “cenues” i raporteve të Kosovës me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian.

(Kosova Sot Online)