Latifi: Sveçla po duket si komandant

  • A.P /
  • 05 February 2024 - 21:50
Latifi: Sveçla po duket si komandant

Profesori universitar Blerim Latifi  ka komentuar edhe veprimet e ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas Latifit, Sveçla po duket sikur të jetë komandant.

Ai ka shtuar se në vendet demokratike ministri i Punëve të Brendshme nuk del ashtu.

“Ministri i Punëve të Brendshme  në shtetet demokratike nuk guxon me dalë pothuajse se uniformuar. Sveçla është duke thënë përshtypjen se ai është një lloj komandanti”, ka thënë Latifi. 

(Kosova Sot Online)