Ankohet Vuçiç: Duan të na dobësojnë pozitat në Kosovë

  • A.P /
  • 05 February 2024 - 22:11
Ankohet Vuçiç: Duan të na dobësojnë pozitat në Kosovë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka folur mbrëmjen e sotme për mediat në vendin e tij lidhur me zhvillimet në Kosovë, duke thënë se dikush po punon për të ushtruar presion mbi popullin serb, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas tij dinari është valuta e vetme e vlefshme për serbët në Kosovë por autoriteteve në Prishtinë “kjo nuk u intereson”.

Ai shtoi se ai posedon dokumente nga dy ministri të jashtme, ku shkruhet se Serbia është problematike sepse nuk njeh Kosovën, është tolerante ndaj Dodik dhe ndaj Rusisë.

Vuçiç tha se e gjithë kjo ka për qëllim shkatërrimin e pozitës së Serbisë në Kosovë.

“Është e vërtetë se dikush po punon tërësisht për të ushtruar presion mbi popullin serb dhe për të ndërmarrë veprime çdo ditë. Pyetja kryesore është se çfarë mund të bëjmë ne në këto rrethana gjeopolitike. Si mund ta mbrojmë popullin tonë? Dinari është valuta e vetme e vlefshme. Atyre vërtet nuk u intereson”.

“Të huajt thonë: Kosova është shtet i pavarur, pastaj pyes pse po dialogohet, jam në posedim të dokumenteve të dy ministrive të jashtme në të cilat shkruhet se Serbia është problem sepse nuk e njeh Kosovën, sepse është tolerante ndaj Dodikut dhe sepse mediat ruse mund të na drejtohen”.

E gjithë kjo ka për qëllim shkatërrimin e pozitës së Serbisë në Kosovë. Duhet t’u jemi mirënjohës evropianëve dhe amerikanëve që nuk duan destabilitet dhe Kurti është në nxitim. Ai ka një këshilltar nga Britania e Madhe, me origjinë gjermane, për të cilët do të diskutohet në ditët në vijim dhe kush do të çojë në ato zgjidhje”, tha ai mes të tjerash.

(Kosova Sot Online)