Mbreti Charles III u diagnostikua me kancer, Osmani i uron shërim të shpejtë dhe të plotë

  • E.K /
  • 06 February 2024 - 08:44
Mbreti Charles III u diagnostikua me kancer, Osmani i uron shërim të shpejtë dhe të plotë

Mbreti i Britanisë së Madhe, Charles III, është diagnostikuar me kancer. Lajmin e bëri të ditur pallati Buckingham,por pa e treguar se për çfarë lloj kanceri bëhet fjalë, përcjell “Kosova Sot Online”.

E pas këtij lajmi, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një postim në X i uron shërim të shpejtë dhe të plotë.

“….Populli i Kosovës u bashkohet me shpresë dhe solidaritet, duke i uruar Madhërisë së Tij shërim të shpejtë dhe të plotë”, shkruan presidentja.

(Kosova Sot Online)