Rohde e përcjell deri tek aeroplani shefin e Mbrojtjes gjermane që vizitoi Kosovën

  • E.K /
  • 06 February 2024 - 11:40
Rohde e përcjell deri tek aeroplani shefin e Mbrojtjes gjermane që vizitoi Kosovën

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, e ka përcjellë deri tek aeroplani ministrin gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius, i cili ka qëndruar për vizitë zyrtare në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në videon e publikuar, Rohde e ka falënderuar ministrin gjerman për vizitën në Kosovë.

“Tung, faleminderit deri në herën tjetër. Faleminderit për vizitën tuaj në Kosovë, i dashuri ministër Pistorius”, ka shkruar Rohde.

(Kosova Sot Online)