Azemi: Nesër pritet që komuna e Prishtinës të më ofroi ofertën për rritjen e pagës për puntorët që janë në grevë

  • E.K /
  • 06 February 2024 - 13:28
Azemi: Nesër pritet që komuna e Prishtinës të më ofroi ofertën për rritjen e pagës për puntorët që janë në grevë

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka njoftuar se nesër do të pranojë ofertën nga Komuna e Prishtinës, lidhur me pagat e punëtorëve që janë në grevë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka shkruar se pas kësaj oferte, anëtarët e sindikatës do të ftohen dhe do të vlerësojnë së bashku se a është e pranueshme kjo ofertë.

Tutje, Azemi ka theksuar se greva vazhdon, deri në një vendim tjetër.

(Kosova Sot Online)