Arrestohet i dyshuari në Prizren, shkaktoi aksident derisa ishte duke bërë gara me një automjet tjetër

  • E.K /
  • 06 February 2024 - 14:44
Arrestohet i dyshuari në Prizren, shkaktoi aksident derisa ishte duke bërë gara me një automjet tjetër

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për rrezikim të trafikur publik.

Ai dyshohet se ka shkaktuar një aksident më 5 shkurt, ku lëndime kishte marrë shoferi i automjetit.

Policia ka thënë se para aksidentit, i dyshuari ishte duke bërë gara shpejtësie me një automjet tjetër, që ishte në kërkim policor.

“Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren me datën 06.02.2024 gjatë hetimit të një rasti aksident trafiku me lëndime i ndodhur 05.02.2024 rreth orës 20:40 në lagjen ‘’Dardania’’ në Prizren, përmes rrugëve operacinale ka gjetur prova të qëndrueshme se i dyshuari i cili ka shkaktuar këtë aksident trafiku përpos dëmeve materiale lëndime trupore kishte pësuar vozitësi i automjetit, i cili para shkaktimit të aksidentit të trafikut dyshohet se kishte qenë duke bërë gara shpejtësie me një automjet tjetër i cili është në kërkim policor.”

I dyshuari, E.K, 20 vjecar ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për veprat penale ‘’Aksident trafiku me lëndime’’, ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe ‘’Rrezikim i trafikut publik’’.

(Kosova Sot Online)