Arrestohet 39 vjeçari pasi përndoqi bashkëshorten me sëpatë

  • A.P /
  • 06 February 2024 - 15:48
Arrestohet 39 vjeçari pasi përndoqi bashkëshorten me sëpatë

Një 39 vjeçar është arrestuar në Dibër të Shqipërisë , pasi përndoqi bashkëshorten dhe një shtetas tjetër, të cilët tentoi t’i godasë me sëpatë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“39-vjeçari, gjatë kohës që tentoi të godiste një shtetas tjetër dhe bashkëshorten, e cila po shkonte në gjykatë për seancën e ndarjes, pasi dispononte dhe urdhër mbrojtjeje nga bashkëshorti, dëmtoi dhe pronën (dyqanin) e një shtetasi”.

“Ndërhyrja në kohë e Policisë bëri të mundur sekuestrimin e mjetit prerës (sëpatë), si dhe kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 39-vjeçarit”.

“Shërbimet e Policisë kanë marrë informacion se në dyqanin e shtetasit U. M. po ndodhte një konflikt dhe një shtetas me një mjet prerës (sëpatë) po tentonte të godiste 2 shtetas të tjerë, menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku u bë i mundur parandalimi i përshkallizimit të mëtejshmëm të konfliktit”, njofton policia shqiptare.


(Kosova Sot Online)