Guerot: Franca kërkon suspendimin e vendimit të BQK-së

  • A.P /
  • 06 February 2024 - 18:30
Guerot: Franca kërkon suspendimin e vendimit të BQK-së

Të pretendosh se vendimi i BQK-së s’ka të bëjë asgjë me Serbinë do të ishte diçka e çuditshme, ka deklaruar ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se duhet të ketë dialog në mënyrë që të organizohen trasnferet e duhura dhe sipas ambasadorit Guerot për këtë çështje duhet të bisedohet me Serbinë sikurse për të gjitha çështjet e tjera teknike.

“Bëhet fjalë për monedhën serbe. Të pretendosh se s’ka të bëjë asgjë me Serbinë është e çuditshme. Duhe të bëhet një bisedë që të organizohen trasnferet e duhura dhe duhet të bisedohet me Serbinë sikur për të gjitha cështjet tjera teknike, sikurse çështja e rrymës”, ka thënë Guerot.

Ai ka thënë se Franca kërkon suspendimin e vendimit për hir të gjetjes së një zgjidhjeje.

“Kërkojmë suspendimin e kësaj për hirë të informimit të duhur të popullatës dhe për hirë të gjetjes së një zgjidhje”, ka thënë Guerot.


(Kosova Sot Online)