Vdes 22 vjeçari shqiptar në një aksident tragjik

  • A.P /
  • 06 February 2024 - 20:05
Vdes 22 vjeçari shqiptar në një aksident tragjik

Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali ku një 22 vjeçar shqiptar ka humbur jetën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, ku mjeti tip ‘BMW’ me të cilin udhëtonte i riu Eriselto Neli është përplasur me një autobus.

Përplasja ka rezultuar fatale për 22 vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë në vend.

Ai ka devijuar makinën në korsinë e gabuar dhe është përplasur kokë më kokë me autobusin, që vinte nga drejtimi i kundërt.


(Kosova Sot Online)