Hoxha: Përparim Rama e ka punësuar gruan e vetë

  • A.P /
  • 06 February 2024 - 22:15
Hoxha: Përparim Rama e ka punësuar gruan e vetë

Eliza Hoxha, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se arsyeja pse Donjeta Sahatçiu nuk është parë shumë nëpër aktivitete është për shak se Përparim Rama e ka punësuar gruan e tij në komunë, poqë Hoxha sqaron se nuk merr pagë aty, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Megjtihatë, sipas deputetes së PDK-së, gruaja e Ramës ka zyre e  email të komunës e organizon aktivitete.

 “Rama e ka punësuar gruan e vet aty, pa pare punon aty. Ka email të komunës, shkon në aktivitete që duhet me qenë Donjeta, e jo gruaja e Përparim Ramës”.

“Shumë projekte, për shembull për kancerin e gjinit që ish dasht udhëheq Donjeta,  bashkë me kryetarin e udhëheq atë proces gruaja e tij , anashkalohet Donjeta dhe i jepet projekti për me udhëheq zonjës së z. Rama. Më vjen keq që po e përmend, sepse e njoh dhe e respektoj personalisht. Por si funksionin është e pandershme ajo me qenë pjesë e proceseve ku Rama ëshë kryetar, sepse nuk ka punë aty. Nuk është zonja e parë ashtu, Rama nuk është president është kryetar i komunës”, ka thënë Hoxha.

(Kosova Sot Online)