Sherifi: VV do të këtë rënie në zgjedhje, koalicioni AAK – Nisma mund t’i arrijë 18%

  • E.K /
  • 07 February 2024 - 10:38
Sherifi: VV do të këtë rënie në zgjedhje, koalicioni AAK – Nisma mund t’i arrijë 18%

Bilall Sherifi nga Nisma Soocialdemokrate, ka thënë se koalicioni parazgjedhor ‘AAK-NISMA’ synon t’i fitojë 18% në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, këtë mund ta arrijnë nëse i kryejnë të gjitha detyrat e shtëpisë ashtu siç janë marrë vesh që të bëjnë një program të mirë.

“Nëse i kryejmë të gjitha dëtyrat e shtëpisë ashtu siç jemi marrë vesh që të bëjmë një program të mirë, të dalim të komunikojmë më bazën tonë, e pastaj të dalim edhe përtej asaj, unë për veti pres që të arrijmë rezultatin e sondazhit të vitit 2016, kur si koalicion Nisma-AAK kemi dal 18%. Këtë rezultat e pres edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, ka thënë Sherifi.

Ai vlerëson se Vetëvendosje do të këtë rënie në zgjedhje.

“Albin Kurti ka dhënë premtime astronomike, ndërsa rezultatet i ka të vogla në disa fusha e në disa fusha të tjera është në minus”, ka thënë Sherifi.

(Kosova Sot Online)