Mbahen dy seanca nesër në Kuvend: PDK-ja kërkon komision hetimor për zhdukjen e mostrave të Deharit

  • E.K /
  • 07 February 2024 - 11:25
Mbahen dy seanca nesër në Kuvend: PDK-ja kërkon komision hetimor për zhdukjen e mostrave të Deharit

Kuvendi i Kosovës do t’i mbajë nesër dy seanca, njëra vazhdim e tjetra seancë plenare, përcjell “Kosova Sot Online”.

E para ka të bëjë me Propozim-rezolutën në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët.

Ndërsa pas përfundimit të kësaj seance, nga ora 10:00, do të fillojë seancë e re plenare. Në rend dite janë themelimet e dy Komisioneve Hetimore, të propozuara nga Partia Demokratike e Kosovës.

Komisioni i parë ka të bëjë me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti dhe niveli i menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

(Kosova Sot Online)