Rashiq: Banka Komerciale është dashur të mbyllet qysh në vitin 2022

  • E.K /
  • 07 February 2024 - 13:17
 Rashiq: Banka Komerciale është dashur të mbyllet qysh në vitin 2022

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka folur për çështjen e ndalimit të dinarit, transmeton “Kosova Sot Online”.

Rashiq tha se Banka Komerciale është dashur të mbyllet qysh në vitin 2022 dhe se askush nga kjo bankë nuk e ka pasur të arsyeshme që të aplikojë për rilicencim.

I pari i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim tha se është takuar me drejtorin e Bankës Qendrore si dhe Kryeministrin e vendit, Albin Kurti, lidhur me këtë çështje.

“Po ashtu jam takuar me Kurtin lidhur me këtë çështje, ai është pajtuar që të ketë një periudhë tranzicioni lidhur me çështjen e dinarit”, tha Rashiq.

(Kosova Sot Online)