Raportohet për një grabitje në Prishtinë

  • A.P /
  • 07 February 2024 - 13:52
Raportohet për një grabitje në Prishtinë

Dy persona kanë deklaruar dje pasdite në polici se dy persona të dyshuar, me maska në kokë dhe nën kërcënimin e armës, kanë kryer një grabitje në një lokal në Prishtinë, ku kanë marrë një shumë parash dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Grabitja ka ndodhur të martën në orën 17 e 25 minuta ndërsa nuk është raportuar për të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet përkatëse të policisë të cilat po merren me hetimin e rastit.

Grabitje kishte ndodhur edhe të hënën në një pompë të derivateve në Prishtinë.


(Kosova Sot Online)