Në fshatin Shëmrizë dyshohet se një 74-vjeçar është vetëvarur

  • E.K /
  • 07 February 2024 - 15:01
Në fshatin Shëmrizë dyshohet se një 74-vjeçar është vetëvarur

Mëngjesin e sotëm në fshatin Shëmrizë, Gramsh, është gjetur i varur nga familjarët 74-vjeçari, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 74-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Sipas policisë dyshohet për një vetëvarje.

Rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i Policisë:

“Mëngjesin e sotëm, në fshatin Shëmrizë, Gramsh, është gjetur nga familjarët e tij, dyshohet i vetëvarur, shtetasi A. B., 74 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të 74-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të rastit”.

(Kosova Sot Online)