Rohde: Nganjëherë është mirë të dëgjohen këshillat e mikut të mirë, në këtë rast të Gjermanisë

  • A.P /
  • 07 February 2024 - 16:40
Rohde: Nganjëherë është mirë të dëgjohen këshillat e mikut të mirë, në këtë rast të Gjermanisë

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka deklaruar se çdo ministër gjerman që vjen në rajon, vizitën e nis nga Kosova, si nënvizim i raportit të veçantë mes dy shteteve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Duke argumentuar me këtë, Rohde ka thënë se nganjëherë është mirë të dëgjohen këshillat e mikut të mirë, në këtë rast të Gjermanisë.

“Më lejo të përgjigjem duke nënvizuar se ne në Kosovës kemi festuar 16 vjetorin e raporteve bilaterale dhe kemi pasur dje vizitën e ministrit të mbrojtjes, është në turneun nëpër rajon dhe vizita te para janë mbajtur gjithmonë në Kosovës për ti nënvizuar relacionet tona të veçanta. Ne kemi një hapësirë të madhe për hartën politike në Kosovës dhe nganjëherë është mirë të dëgjohen këshillat e mikut tënde më të mirë, në këtë rast të Gjermanisë”, ka thënë Rohde.


(Kosova Sot Online)