Vuçiq: Serbia s’do ta befasojë askënd më lëvizje ushtarake

  • A.P /
  • 07 February 2024 - 17:19
Vuçiq: Serbia s’do ta befasojë askënd më lëvizje ushtarake

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka pritur sot në Beograd ministrin e Mbrojtjes të Gjermanisë, Boris Pistorius, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Siç raporton RTS, Vuçiq ka thënë se ia ka dhënë fjalën minsitrit gjerman të ushtrisë se Serbia s’do ta befasojë askënd me lëvizje ushtarake apo lëvizje të tjera.

Ai ka treguar se kanë folur për Kosovën, dhe ka thënë se Serbia pajtohet se paqja dhe stabiliteti jaën vendimtare, jo vetëm për rajonin por edhe për gjithë Evropën.

 “Ne folëm për stabilitetin në rajon dhe nevojën për të pasur pikëpamje të ndryshme, veçanërisht në lidhje me Kosovën. Ne pajtohemi se stabiliteti dhe paqja janë të një rëndësie vendimtare, jo vetëm për njerëzit e Ballkanit Perëndimor, por gjithashtu do të themi, në të gjithë Evropën dhe se askush nuk është i interesuar për asnjë lloj përshkallëzimi dhe destabiliteti”, tha Vuçiq në një konferencë të përbashkët me Pistorius.

(Kosova Sot Online)