Ja sa autobusë të rinj i shtohen Trafikut Urban

  • A.P /
  • 07 February 2024 - 18:38
Ja sa autobusë të rinj i shtohen Trafikut Urban

Kryeshefi Ekzekutiv i “Trafikut Urban”, Burim Maraj, sot nënshkroi marrëveshjen me zëvendësdrejtorin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Kosovë, Arianit Blakaj,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

BERZH ka dhënë grant për ta ndihmuar ndërmarrjen për shërbimet e konsulencës për blerjen e 30 autobusëve të rinj, projekt ky që pritet të përfundojë gjatë këtij viti.

Maraj falënderoi BERZH për mbështetjen që po i jep ndërmarrjes “Trafiku Urban”.

“Trafiku Urban” thotë se është i përkushtuar për zhvillimin dhe transformimin e transportit publik në Kryeqytet.

(Kosova Sot Online)