Paralajmërohet një seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal të Prishtinës

  • A.P /
  • 07 February 2024 - 19:27
Paralajmërohet një seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal të Prishtinës

Një seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal të Prishtinës do të mbahet nesër me fillim nga ora 14:00, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Propozim-vendimi për anulimin e vendimit për këmbimin e këtyre pronave do të jetë në rend të ditës.

Seanca u thirr të dielën nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, që të dielën mblodhën nënshkrimet e nevojshme.

Çarja në koalicionin LDK-PDK në kryeqytet nisi para disa muajt, kur drejtorët e të dy partive injoronin aktivitetet e njëra-tjetrës. Në disa raste, asambleistët e PDK-së bojkotuan seancat e Kuvendit Komunal.

(Kosova Sot Online)