Dogana: Pa autorizim të BQK-së nuk lejojmë importim të dinarëve

  • A.P /
  • 07 February 2024 - 23:00
Dogana: Pa autorizim të BQK-së nuk lejojmë importim të dinarëve

Dogana e Kosovës ka njoftuar se pala serbe në pikën kufitare në Jarinje ka pyetur nëse mund të importojnë para, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, ka thënë se pala kosovare ua ka sqaruar se pa pasur autorizim të Bankës Qendrore të Kosovës nuk lejohet qarkullimi i mjeteve monetare.

Sipas tij, përfaqësues të palës serbe sot kanë pyetur në pikën doganore në Jarinje se nëse mund të importojnë para.

(Kosova Sot Online)