Mot i vranët sot në Kosovë, në rajonin e Dukagjinit edhe reshje shiu

  • E.K /
  • 08 February 2024 - 07:50
Mot i vranët sot në Kosovë, në rajonin e Dukagjinit edhe reshje shiu

Sot moti në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu gjatë ditës në Rrafshin e Dukagjinit, kryesisht rreth zonës perëndimore.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 14 deri në 16 gradë, njofton MeteoKosova.

(Kosova Sot Online)