"Largimin e dinarit do ta bëjmë në mënyrë të lëmuar"

  • E.K /
  • 08 February 2024 - 11:45

Deputeti i VV-së, Jahja Kokaj, tha se “dinari famëkeq u largua një herë e përgjithmonë”, ndërsa lavdëroi Qeverinë edhe për mbylljen e komunave paralele serbe në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Largimin e përdorimit të dinarit, Kokaj tha se “do ta bëjmë në mënyrë të lëmuar dhe të përshtatshme”.

“Dinari famëkeq u largua një herë e përgjithmonë. Në historinë e civilizimeve, monedha përcakton përkatësinë shtetërore të atij vendi”, tha Kokaj.

(Kosova Sot Online)