Glauk Konjufca: Dinari ka qenë instrument që është përdorur për t’i manipuluar serbët e Kosovës

  • E.K /
  • 08 February 2024 - 13:27
Glauk Konjufca: Dinari ka qenë instrument që është përdorur për t’i manipuluar serbët e Kosovës

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se dinari nuk ka qenë thjeshtë valutë edhe monedhë, po dinari ka qenë instrument që është përdorur për t’i manipuluar serbët e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha se Serbia nëpërmjet Listës Serbe kanë dërguar dinarë nëpër shtëpitë e serbëve të Kosovës që ata t’i mbështesin.

“Dinari nuk ka qenë thjeshtë valutë edhe monedhë, dinari ka qenë instrument të cilin dikush ta ka sjellur fizikisht nga Beogradi me kombi, edhe aty do zyrtarë të Vuçiqit përmes Listës Serbe të kanë ardhur tek shtëpia dhe t’i kanë dhënë paret, edhe e kanë kërkuar lojalitetin tënd për Listën Serbe”, tha Konjufca.

(Kosova Sot Online)