Ismaili: Kam dërguar shkresën tek Përparim Rama për shkëputjen e koalicionit

  • A.P /
  • 08 February 2024 - 15:40
Ismaili: Kam dërguar shkresën tek Përparim Rama për shkëputjen e koalicionit

Pas shfuqizimit të vendimit për shkëmbimin e pronave, shkëpusim koalicionin qeverisës me LDK’në në Prishtinë, ka  deklaruar nënkryetari i PDK’së, Uran Ismaili, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai bëri të ditur se drejtorët e drejtorive komunale dhe aksionerët e PDK’së në ndërmarrje publike kanë dhënë dorëheqje.

“Sapo dërgova shkresën zyrtare tek Përparim Rama për të komunikuar vendimin për shkëputjen e koalicionit qeverisës në Prishtinë. Drejtorët e drejtorive komunale dhe aksionerët e PDK-së në ndërmarrje publike kanë dhënë dorëheqjet e tyre”, ka shkruar ai.

Ismaili ka thënë se nuk do të jenë pjesë e një qeverisjeje që e dëmton interesin publik.

“Ne nuk do të jemi pjesë e një qeverisjeje që dëmton interesin publik, ku mungon komunikimi, ku puna e mirë nuk vlerësohet dhe meritokracia përbuzet. Duke mos dashur asnjëherë që Prishtina të bllokohet, jemi tërhequr nga të gjitha pozitiat për të hapur rrugë për krijimin e një shumice të re në Kryeqytet”, ka shkruar Ismaili në Facebook.

Sot me 27 vota për, Kuvendi i Kryeqytetit ka anuluar vendimin për këmbimin e pronave në Prishtinë. Seanca ishte thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.

(Kosova Sot Online)