Detaje nga gjykimi në rastin ku Konjufca po akuzohet për hudhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

  • A.P /
  • 08 February 2024 - 16:14
Detaje nga gjykimi në rastin ku Konjufca po akuzohet për hudhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është mbajtur sot gjykimi në rastin ku Kryeparlamentari Glauk Konjufca akuzohet për hudhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Para se të fillonte seanca, Konjufca është parë duke iu ankuar avokates së tij për ditën kur po caktohen seancat ndaj tij, të enjteve.

“Nashti me caktu naj ditë tjetër që të enjten me pasë mundësi…Qata de, le ta cakojnë se këta s’e di pse të enjten. Zaher kushedi qysh i kanë ato…si na që e kemi të enjtën ditë pune, edhe këta. Është bash ditën kur e kam nxanë”, dëgjohet duke thënë Konjufca.

Para kësaj, Konjufca pyet edhe për ish-deputetin Sabri Hamiti, i cili ishte ftuar si dëshmitar.

Në momentin kur avokatja i konfirmon se Hamiti është i pranishëm, Konjufca thotë “Po a? Bravo i qoftë”.

Biseda e tyre:

Konjufca: Edhe Sabriu u dashtë me qenë?

Avokatja: Sabri Hamiti a?  Ka ardhë?

Konjufca: Po a? Bravo i qoftë”

Konjufca: Paskan ardh krejt, a po mujka me u kry kjo n’kohë?

Avokatja: Me dëshmitarë po besoj që kryhet.

Konjufca: Nashti me caktu naj ditë tjetër që të enjten me pasë mundësi…Qata de, le ta cakojnë se këta s’e di pse të enjten. Zaher kushedi qysh i kanë ato…si na që e kemi të enjtën ditë pune, edhe këta. Është bash ditën kur e kam nxanë.

(Kosova Sot Online)