Iraku kritikon sulmin e ushtrisë amerikane

  • A.P /
  • 08 February 2024 - 19:09
Iraku kritikon sulmin e ushtrisë amerikane

Iraku dënoi ashpër këtë të enjte sulmet me dronë të ushtrisë amerikane në Bagdad që lanë të vrarë një komandant të një grupi të mbështetur nga Irani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësi i kryeministirt të Irakut tha se sulmi ishte “një atentat flagrant” që shpërfill jetët e civilëve dhe të drejtën ndërkombëtare. Zëdhënsi Yehia Rasool tha se koaliconi i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara që vepron në Irak për të luftuar grupin Shtetit Islamik në mënyrë të vazhdueshme ka devijuar nga nga arsyet dhe objektivat e pranisë atje.

Sipas zëdhënësit, kjo ngjarje e detyron më shumë se kurrë qeverinë e Irakut që t’i japë fund misionit të këtij koalicioni që është bërë faktor paqëndrueshmërie duke kërcënuar përfshirjen e Irakut në ciklin e konfliktit.

Të mërkurën, ushtria amerikane tha se Forcat e Komandës Qendrore kryen një sulm në Irak, duke vrarë një komandant të grupit Kataib Hezbollah, i cili sipas njoftimit ishte përgjegjës për planifikimin dhe pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në sulmet ndaj forcave amerikane në rajon.

Sulmi i djeshëm ndodhi disa ditë pasi ushtria amerikane goditi dhjetëra objektivave në Irak dhe Siri të përdorura nga milicitë e mbështetur nga Irani dhe Garda Revolucionare iraniane, si kundërpërgjigje ndaj një sulmi me dron që vrau tre trupa amerikane në Jordani në fund të janarit. 


(Kosova Sot Online)