Ja kush thotë: PD të mos përfshihet në betejën e Berishës me drejtësinë

  • A.P /
  • 08 February 2024 - 19:30
Ja kush thotë: PD të mos përfshihet në betejën e Berishës me drejtësinë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, thotë se beteja e opozitës është në parlament dhe ndaj një shumice që po miraton siç thotë ajo, me arrogancë, ligje të rëndësishme, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Prej disa muajsh opozita po bllokon punimet e kuvendit, për shkak të refuzimit nga shumica, të ngritjes së disa komisioneve hetimore. Gjatë një interviste me kolegen Menada Zaimi, zonja Tabaku flet mbi mundësitë e bashkimit të opozitës si dhe qëndrimin që kjo forcë politike duhet të mbajë në raport me ish-Kryeministrin Berisha i shpallur non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas zonjës Tabaku, do të ishte në të mirën e Partisë Demokratike që të mos përfshihej në betejën e zotit Berisha me drejtësinë.

(Kosova Sot Online)