Fillon seanca në OKB: Kurti përballë me Vuçiqin

  • A.P /
  • 08 February 2024 - 21:33
Fillon seanca në OKB: Kurti përballë me Vuçiqin

Ka nisur mbledhja e jashtëzakonshme ku do të diskutohet për situatën në Kosovë ë Këshillin e Sigurimit të OKB-së, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kosova po përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti, ndërkaq Serbia nga presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq.

Në mbledhje e pranishme është edhe shefja e Misionit të OKB-së në Kosovë, UNMIK, Caroline Ziadeh.

Kjo e fundit ka kritikuar Kosovën për për rregulloren e BQK-së.

“Dua të rikthesoj se veprimet, pavarësisht ligjshmërisë, duhet të marrin parasysh ndikimin te komunitetet që prekin”, tha ajo.

“Në të kundërtën, këto veprime rrisin tensionet”, tha Ziadeh, duke përmendur se vetëm ditë më parë, Qeveria e Kosovës njoftoi se rregullorja do të zbatohet përmes një periudhe tranzicioni dhe publiku do të informohet më shumë rreth vendimit të BQK-së.

(Kosova Sot Online)