Vuçiq ankohet në Këshillin e Sigurimit: Kosova ka krijuar kushte të padurueshme për serbët

  • A.P /
  • 08 February 2024 - 21:55
Vuçiq ankohet në Këshillin e Sigurimit: Kosova ka krijuar kushte të padurueshme për serbët

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka propaganduar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Serbia ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit për shkak të situatës në Kosovë, për të cilën pretendon se është “në kontrast të fortë me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit”.

Ai ka folur për dinarin, pasi një rregullore e BQK-së trajtonte valutat e huaja.

Sipas Vuçiqit, Kosova ka krijuar kushte “të padurueshme për serbët në Kosovë”.

“Institucionet e Prishtinës kanë krijuar kushte të padurueshme për serbët dhe bëjnë sulme sistematike ndaj serbëve dhe persekutimin e tyre. Mund të shkaktojnë dëme të pariparueshme deri në takimin e ardhshëm për raportimin e radhës së UNMIK-ut”, ka thënë ai.

“Kemi kërkuar këtë takim për shkak të veprimit të Bankës së ashtuquajtur të Kosovës për ndalimin e dinarit. I ashtuquajturi lidership ka vazhduar sulmet ndaj popullatës serbe dhe ka kulmuar pasi që mbijetimi i tyre në provincën jugore varet nga buxheti i Serbisë. Ky është sulm ndaj popullatës serbe dhe e bën situatën në Kosovë të vështirë”, ka propaganduar Vuçiq.

(Kosova Sot Online)