Kurti godet Vuçiqin: Në shtetin tonë zbatohet Kushtetuta në masat më të larta për mbrojtjen e pakicave

  • A.P /
  • 08 February 2024 - 22:02
Kurti godet Vuçiqin: Në shtetin tonë zbatohet Kushtetuta në masat më të larta për mbrojtjen e pakicave

Kryeministri i vendit Albin Kurti në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka demantuar presidentin e Serbisë Vuçiq, i cili paraprakisht deklaroi se në Kosovë janë “krijuar kushte të padurueshme për serbët”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pohoi se në shtetin tonë zbatohet Kushtetuta në masat më të larta për mbrojtjen e pakicave.

“Është një ironi e thellë për këto pretendime të rrejshme të persekutimeve, nga një vend që është i njohur që ka kryer gjenocidin e fundit”, i tha Kurti Vuçiqit me të marrë fjalën.

“Ky këshill ka krijuar Tribunalin e Hagës për shkak të krimeve, Serbia ka urdhëruar dhe kryer gjenocid në Srebrenicë dhe në Kosovë, studiuesit e ndryshëm kanë pohuar se përdhunimet janë kryer si mjet lufte…Nga kjo vuajtje Kosova doli si simbol për dinjitet dhe triumf i të drejtave të njeriut”, tha Kurti në Këshillin e Sigurimit, transmeton Express.

“Jemi angazhuar për të krijuar institucione efikase, ekonomia është rritur në tri vitet e fundit”, tha ai tutje.

“Kosova është storie suksesi e ndërhyrjes së NATO-s me partnerët. Ky përparim është theksuar nga një numër organizatash…Rritja jonë ndahet me pakicat, e zbatojmë Kushtetutën me masat më të larta të mbrojtjes së pakicave. 20 ulëse në parlament për pakicat, 10 janë për serbët, për respektimin e gjithë popullatës në Kosovë. Serbët kanë 10 nga 38 komuna”, tha tutje Kurti.

“Mbetemi të sigurt që gjuha serbe është gjuhë zyrtare çdo kund”.

Ai përmendi edhe faktin për ndarjen e shumë granteve për komunat me shumicë serbe.

(Kosova Sot Online)