Thomas: Kosova dhe Serbia të përmbahen nga veprimet e pakoordinuara dhe t’i rkthehen dialogut

  • A.P /
  • 08 February 2024 - 23:00
Thomas: Kosova dhe Serbia të përmbahen nga veprimet e pakoordinuara dhe t’i rkthehen dialogut

Përfaqësuesja e SHBA-së në KS të OKB-së, Linda Thomas-Greenfield, i kërkoi Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga siç e tha “veprimet e pakoordinuara apo përshkallëzuese”, si dhe inkurajoi vendet t’i rikthehen dialogut të lehtësuar nga BE-ja, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Për çështjen e dinarit ajo tha se SHBA ka shprehur brenga sa i përket planit të Kosovës për zbatimin e rregullores së BQK-së, duke u shprehur se “vendimi është marrë pa përgatitje adekuate apo konsultim me popullatën lokale”

“ShBA mbesin tëpërkushtuara për paqen dhe stabilitetit në Ballkanin Përëndimor, duke përfshirë edhe mbështetjen tonë për forcën e Kosovës në përputhje me mandatin e OKB-së. Është qëllim i yni së bashku me partnerët europianë të nxisim demokracinë, integrimin ekonomik-rajonal, një shoqëri shumë etnike dhe sundim të ligjit”, tha ajo në KS të OKB-së

“I kërkojmë Kosovës dhe Serbisë të përmbahen nga veprimet e pakoordinuara apo përshkallëzuese dhe inkurajojmë që t’i rkthehen Dialogut të lehtësuar nga BE-ja që SHBA e mbështet fuqishëm dhe vazhdimisht”.

“SHBA ka shprehur brenga sa i përket planit të Kosovës për zbatimin e rregullores së BQK-së, rregullores se ndryshuar sa i përket transaksioneve në para të gatshme dhe vendimi është marrë pa përgatitje adekuate apo konsultim me popullatën lokale”.

“Bëjmë thirrje për zbatim të këtij plani por që të shtyhet derisa të ketë procedura të kënaqshme në përputhje me standardet evropiane dhe praktikat e qeverisës së mirë. E popullata e prekur te jetë e edukuar dhe informuar mjaftueshëm”, u shpreh ajo.

E njëjta i kërkoi qeverisë serbe të bashkëpunojë në këtë përpjekje.

(Kosova Sot Online)