Joseph: Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë partiakë duhet të kuptojë dëmin e shkaktuar ndaj interesave të Kosovës nga populizmi

  • E.K /
  • 09 February 2024 - 08:26
Joseph: Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë partiakë duhet të kuptojë dëmin e shkaktuar ndaj interesave të Kosovës nga populizmi

Eksperti amerikan për Ballkanin Perëndimor, Edward Joseph, e ka komentuar seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në të cilën pritet të përballen Albin Kurti, kryeministër i Kosovës dhe Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në shkrimin e tij, Joseph thekson se kjo seancë duhet të jetë një pikë kthese në politikën e Kosovës.

Joseph ka shkruar se tani është koha për ta ndryshuar kursin.

“Kjo seancë e KS të OKB-së duhet të shënojë një pikë kthese në politikën e Prishtinës”.

“Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë partiakë duhet të kuptojnë dëmin e vetëshkaktuar ndaj interesave kombëtare të Kosovës nga populizmi i pandërprerë. Tani është koha për të ndryshuar kursin”, ka shkuar Joseph.

(Kosova Sot Online)