Kurti në Këshillin e Sigurimit: Nuk duam të hakmerremi ndaj serbëve

  • E.K /
  • 09 February 2024 - 08:34
Kurti në Këshillin e Sigurimit: Nuk duam të hakmerremi ndaj serbëve

Seanca e OKB-së u përmbyll me adresimin e dytë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ai tha se Serbia duhet të ndalojë së “fantazuari” se Kosova po kërkon hakmarrje për vrasjet dhe krimet e tjera të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovës.

“Ne nuk do të hakmerremi. Dua drejtësi dhe drejtësi është drejtësi duke mos qenë hakmarrje. Në mënyrë që të kemi paqe, raporte normale, ata duhet të ndalen së fantazuari se ne po kërkojmë hakmarrje. Unë si kryeministër iu garantoj se nuk po kërkojmë hakmarrje”, tha ai, ka transmetuar REL.

Pas këtij fjalimi, Vuçiq u dëgjua duke kërkuar fjalën dhe duke thënë se “do të ketë drejtësi për njerëzit tanë”. Por kryesuesja e mbledhjes, nuk ia dha fjalën liderit serb e shpalli të mbyllur seancën.

(Kosova Sot Online)