BQK vë në dispozicion një numër, qytetarët serbë mund të thirrin për t’u informuar rreth rregullores

  • E.K /
  • 09 February 2024 - 11:34
BQK vë në dispozicion një numër, qytetarët serbë mund të thirrin për t’u informuar rreth rregullores

Banka Qendrore e Kosovës sot ka vendosur në dispozicion një numër ku qytetarët serbë mund të thërrasin pa pagesë për t’u informuar rreth vendimit të fundit që përjashton dinarin nga përdorimi, përcjell “Kosova Sot Online”.

BQK tha se qytetarët mund të marrin përgjigje mbi mbi këtë rregullore dhe informata të përgjithshme në përgjithësi.

“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka lëshuar në përdorim linjën PA PAGESË me qëllim të informimit sa më të thjeshte të qytetarëve nga komuniteti serb lidhur me Rregulloren për Operacione me Para të Gatshme. Qytetarët duke thirrur në numrin 0800 222-55 do të marrin përgjigje mbi këtë Rregullore dhe informata të përgjithshme në përgjithësi. Po ashtu, mund të dërgojnë pyetje në e-mailin e dedikuar për to: [email protected]”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

(Kosova Sot Online)