Dodik: Vuçiq ka arritur sukses të madh duke prezantuar qëndrimet e Serbisë për Kosovën

  • A.P /
  • 09 February 2024 - 15:06
Dodik: Vuçiq ka arritur sukses të madh duke prezantuar qëndrimet e Serbisë për Kosovën

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, zgjodhi Banja Lukën vendin e BeH-së që është i mbushur me serbë që ta lavdërojë presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, për paraqitjen e tij të mbrëmshme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai pretendon se Vuçiq, ka arritur sukses të madh duke prezantuar mbrëmë qëndrimet e Serbisë për Kosovën, të cilat ishin “më specifike dhe më të qarta se kurrë më parë”.

Me këtë rast ai u përpoq t’i minimizojë të drejtat e njeriut për të cilat foli kryeministri i Kosovës Albin Kurti mbrëmë në të njëjtin këshill.

“Ne pamë Albin Kurtin duke u përpjekur të kamuflojë gjërat nën disa vlera universale, siç janë të drejtat e njeriut, të cilat askush nuk i merr seriozisht vitet e fundit”, u tha Dodik gazetarëve.

Dodik tha se Serbia “duhet të kujdeset për paqen dhe stabilitetin dhe atë për të cilën ka vendosur, që është që Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë”.

“Dhe ne në RS besojmë se qëndrimet e shprehura nga Serbia në strategjitë dhe programet e saj flasin për faktin se në rrethana ekstreme të kërcënimeve ndaj popullit tonë, Serbia është e gatshme të angazhohet kudo dhe këtë e pamë në fjalimin dhe vendosmërinë e Vuçiqit”, tha ai

(Kosova Sot Online)