Deputetja e PDK-së: Takimi i KS të OKB-së është alarmi i fundit nga aleatët tanë për politikën e Albin Kurtit

  • E.K /
  • 09 February 2024 - 15:37
Deputetja e PDK-së: Takimi i KS të OKB-së është alarmi i fundit nga aleatët tanë për politikën e Albin Kurtit

Dje, në Këshillin e Kombeve të Bashkuara është mbajtur mbledhja e radhës, ku Kosovën në këtë takim e ka përfaqësuar kryeministri i vendit, Albin Kurti, përjell “Kosova Sot Online”.

Sipas deputetës së PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, takimi i KS të OKB-së është alarmi i fundit nga aleatët tanë për politikën e Albin Kurtit

“Takimi i KS të OKB-së është alarmi i fundit nga aleatët tanë për politikën e Albin Kurtit! Në një mbledhje ku dikur përfaqësuesit e fuqive botërore njëzëri kanë qenë në favor të politikës së Kosovës mbrëm njëzëri ishin kundër! Këtë dëm të cilin e ka vetëshkaktuar Albini me veprime e vendime populliste nuk na shërben, pavarësisht të drejtës që kemi! Nejse, edhe Donika paska pas rol të rëndësishëm!”, ka shkruar Shoshi- Musliu.

(Kosova Sot Online)