Ankohet burri nga ky vend i Kosovës: Gruaja po më keqtrajton, m’i dëboi edhe shokët nga shtëpia

  • A.P /
  • 09 February 2024 - 15:47
Ankohet burri nga ky vend i Kosovës: Gruaja po më keqtrajton, m’i dëboi edhe shokët nga shtëpia

Raportohet se një 41-vjeçar nga Gjakova është ankuar se bashkëshortja e tij po ushtron dhunë psikike sistematike ndaj tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

I njëjti pohon se e dyshuara i kërkon para vazhdimisht dhe ia ka dëbuar edhe shokët nga shtëpia e tij.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë nisur hetimet për lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarës, pasi ajo menjëherë pas kryerjes së veprës është arratisur në drejtim të panjohur.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet e dyshuara.

(Kosova Sot Online)