Ja kush po e kërkon shkarkimin e Duda Balje nga pozita e kryetares së Komisionit

  • A.P /
  • 09 February 2024 - 16:52
Ja kush po e kërkon shkarkimin e Duda Balje nga pozita e kryetares së Komisionit

Raportohet se disa organizata kanë kërkuar shkarkimin e Duda Balje nga pozita e kryetares së Komisionit për të Drejta të Njeriut, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Organizata CEL Kosovo, ka shkruar se nuk mund të lejohet që një person me qëndrime diskriminuese të drejtojë një institucion kaq të rëndësishëm.

“Me këtë rast, kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm të Duda Balje nga pozita e kryetares së Komisionit për të Drejta të Njeriut. Nuk mund të lejojmë që një person me qëndrime diskriminuese të drejtojë një institucion kaq të rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut në Kosovë. Njëzërit, kërkojmë edhe shkarkimin e Labinotë Demi Murtezi nga ky komision për gjuhën e saj shpifëse dhe të urrejtjes ndaj personave LGBTIQ+”, kanë shkruar në letrën publike dërguar Konjufcës.

Po ashtu kanë kërkuar garanci që pozitat publike t’i mbajnë persona që respektojnë të drejtat në bazë të Kushtetutës.
“Ne kërkojmë që Kuvendi i Republikës së Kosovës të reagojë menjëherë dhe të ndërmerr masa për të garantuar se pozitat publike janë të mbajtura nga persona që respektojnë dhe promovojnë të drejtat e njeriut pa dallim për të gjithë ashtu siç e përcakton Kushtetuta e Kosovës”.

(Kosova Sot Online)