'Presioni që po i bëhet Kosovës ka për qëllim zbehjen e vendimit të BQK-së'

  • A.P /
  • 09 February 2024 - 19:12
'Presioni që po i bëhet Kosovës ka për qëllim zbehjen e vendimit të BQK-së'

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka folur lidhur me seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën dhe për çështjen e dinarit, përkatësisht kërkesat e ndërkombëtarëve lidhur me këtë çështje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Deputeti nga LVV-ja, Enver Dugolli, ka thënë se presioni që po i bëhet Kosovës ka për qëllim “zbehjen e vendimit të BQK-së”, dhe si i tillë po bëhet në mënyrë të gabuar, sepse BQK-ja është institucion i pavarur.

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë ka kërkuar një afat prej katër muajsh kohë si fushatë sensibilizuese, ndërsa Rregullorja e re e BQK-së tash e 9 ditë ka hyrë në fuqi. Deputeti Dugolli ka thënë se Rregullorja e re e BQK-së është e ligjshme, është e drejtë, dhe si e tillë është e nevojshme.

“Askush nuk po e konteston rregulloren”, sepse ajo nuk prodhon efekte të jashtëligjshme, por rregullon tregun “ajo pamundëson shpëlarjen e parasë”, ka thënë Dugolli në Five.

(Kosova Sot Online)