Shala: Në seancën e OKB-së Kosovës nuk i dha të drejtë askush përfshirë të gjithë aleatët

  • A.P /
  • 09 February 2024 - 19:45
Shala: Në seancën e OKB-së Kosovës nuk i dha të drejtë askush përfshirë të gjithë aleatët

Seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku u diskutua për vendimin për ndalimin e përdorimit të dinarit nga Banka Qendrore e Kosovës, e ka komentuar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Shala ka thënë se në seancën e Këshillit të Sigurimit askush nuk i dha të drejtë Kosovës.

“Një seancë në të cilën Kosovës nuk i dha të drejtë askush, përfshirë të gjithë aleatët”, ka thënë ai për media.

Përballja sy më sy e Kurtit me Vuciqin në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, deputeti Shala tha se nuk ka kurrfarë ndikimi.

(Kosova Sot Online)