Kurti: Kosova do të jetë e përkushtuar që rregullorja e BQK-së të mbrojë të gjithë qytetarët

  • A.P /
  • 09 February 2024 - 19:54
Kurti:  Kosova do të jetë e përkushtuar që rregullorja e BQK-së të mbrojë të gjithë qytetarët

Fjalimi im në KS të OKB-së ka ngritur fatkeqësitë me të cilat është përballur Kosova dhe kanë forcuar përkushtimin tonë ndaj të drejtave të njeriut, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka shtuar se Kosova do të jetë e përkushtuar të sigurojë që rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës të mbrojë të gjithë qytetarët nga krimi dhe terrorizmi.

Ndërkaq serbët të marrin ndihmë për një tranzicion të qetë.

“Fjalimi im në KS të @OKB. Fatkeqësitë me të cilat është përballur Kosova kanë forcuar përkushtimin tonë ndaj të drejtave të njeriut. Ne jemi të përkushtuar të sigurojmë që rregullorja BQK-së të mbron të gjithë qytetarët nga krimi dhe terrorizmi dhe që serbët e Kosovës të marrin ndihmë për një tranzicion të qetë”, shkroi ai në rrjetin social “X”.

(Kosova Sot Online)