Kurti do të vizitojë Shkupin sot dhe nesër

  • E.K /
  • 10 February 2024 - 11:42
Kurti do të vizitojë Shkupin sot dhe nesër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të vizitojë Shkupin sot dhe nesër, siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kjo Ministri njoftoi për vizitën e kryeministrit Kurti krahas njoftimit për masat që do të ndërmerren në trafik për shkuarjen e tij.

“Ministria e Punëve të Brendshme e informon opinionin se sot dhe nesër (09. dhe 10.02.2024) me rastin e vizitës së paralajmëruar të kryetarit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Njësiti për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmerr masa për regjim të posaçëm të trafikut nëpër rrugët në rajonin më të gjerë të qendrës së qytetit të Shkupit. Apelojmë te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’i respektojnë urdhrat të cilat i japin nëpunësit e uniformuar policorë”, thuhet në faqen zyrtare të kësaj Ministrie.

(Kosova Sot Online)