Kurti me bashkëpartiakë në Shkup, VV tregon çfarë po bën atje

  • E.K /
  • 10 February 2024 - 13:11
Kurti me bashkëpartiakë në Shkup, VV tregon çfarë po bën atje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka marrë pjesë në takimin rajonal me udhëheqës të partive simotra të Partisë së Socialistëve Evropian (PES), që u mbajt në Selinë e Lidhjes Social Demokratike të Maqedonisë (LSDM), në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, në Shkup, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti atje shkoi me ftesë të Fondacionit gjerman Friedrich Ebert (FES), siç ka bërë të ditur partia e Kurtit në Facebook.

“Çështje qendrore e diskutimeve ishte jetësimi i zgjerimit të Bashkimit Evropian marrë parasysh realitetet e reja gjeopolitike, avancimi i agjendës socialdemokratike në Ballkanin Perëndimor dhe mobilizimi kundër rrezikut prej frymës në rritje të ekstremit të djathtë në Evropë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)