“Tentim atentati” në Shkup, Kurti: Kërcënuan individë e struktura që i kanë rrënjët në Beograd

  • E.K /
  • 10 February 2024 - 13:39
“Tentim atentati” në Shkup, Kurti: Kërcënuan individë e struktura që i kanë rrënjët në Beograd

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka konfirmuar se ka pasur kërcënime ndaj tij gjatë qëndrimit në Shkup, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, kërcënimet kanë ardhur “nga individë e struktura të cilët i kanë rrënjët e tyre në Beogradin zyrtar”.

“Unë kam mësuar se ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilët i kanë rrënjët e tyre në Beogradin zyrtar. Mirëpo unë porsa erdha nga Shkupi këtu, nuk jam ndjerë i rrezikuar, veçse kam parë që kishte shumë forca policore të cilët u kujdesen për këtë mbledhjen që e mbajtëm në Shkup me këto partitë socialdemokrate”, ka thënë Kurti para gazetarëve.

Mediumi publik ka raportuar sot se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është kërcënuar me vrasje.

Duke u thirrur në burime, RTK raportoi se institucionet e sigurisë në Kosovë menjëherë pas mbledhjes së KS të OKB-së, kanë siguruar të dhëna se nga Serbia ka pasur përpjekje për vrasjen e Kurtit në Shkup, ku ka qëndruar mbrëmë.

(Kosova Sot Online)