"Qysh janë konvertuar targat KM në RKS, edhe më shpejt do të bëhet konvertimi nga dinari në Euro"

  • E.K /
  • 10 February 2024 - 14:09

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është pyetur për çështjen e Rregullores së BQK-së dhe kërkesës së aleatëve për pezullimin e implelementimit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti s’ka dhënë sinjale që mund të shkojë drejt një vendimi të tillë.

Kurti ka thënë se Rregullorja e BQK-së nuk e ndalon dinarin, por nuk e lejon atë si mjet pagese.

“BQK është institucioni pavarur. E ka marrë vendimin. Ne do të intensifikojmë fushatën komunikuese me të gjithë ata që e kanë kuptuar ose kanë nevoje ta ridëgjojnë, që dinari në Kosovë s’po ndalohet, por nuk lejohet si mjet pagese. Kosova e ka euron dhe ashtu qysh janë konvertuar targat KM në RKS, edhe më shpejt dhe më kollaj do të bëhet konvertimi nga dinari në Euro”, ka thënë kryeministri.

“Dinari për pagesë ka qenë në shekullin e kaluar. Këtë shekull kemi pasur markën gjerman e euron. Nuk besoj që serbët e urrejnë euron.”, ka shtuar tutje Kurti.

(Kosova Sot Online)