Shoferja e re humb kontrollin, përplas me makinë 4 vjeçarin

  • E.K /
  • 10 February 2024 - 14:48
Shoferja e re humb kontrollin, përplas me makinë 4 vjeçarin

Dje, një 4-vjeçar është përplasur nga një automjet në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, përcjell “Kosova Sot Online”.

Shoferja e automjetit, e identifikuar me inicialet G.A., 21-vjeçe, dyshohet se teksa drejtonte makinën ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përplasur të miturin.

4-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen G. A., 21 vjeçe, banuese në fshatin Mjekës, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, dyshohet se për shkak se ka humbur kontrollin, automjeti që drejtonte ka dalë nga rruga dhe ka përplasur një 4-vjeçar, i cili është jashtë rrezikut për jetën”,-njofton policia”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)