Një person humb jetën në një vend punishte në Skenderaj

  • E.K /
  • 10 February 2024 - 16:08
Një person humb jetën në një vend punishte në Skenderaj

Një person ka humbur jetën sot në një vend punishte në fshatin Qirez të Skenderajt, në rrethana tani për tani ende të pa sqaruara, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Bazuar në informatat fillestare, sot rreth orës 13:43 është raportuar se në një vend punishte në fshatin Qirez të Skenderajt, në rrethana tani për tani të pa sqaruara ka humbur jetën, viktima mashkull i moshës madhore”, ka thënë Zahiti.

(Kosova Sot Online)