Musliu: Lajmi për tentativën për të vrarë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti nga Serbia është alarmante

  • E.K /
  • 10 February 2024 - 16:19
Musliu: Lajmi për tentativën për të vrarë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti nga Serbia është alarmante

Njohësi i çështjeve të sigurisë dhe drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu ka reaguar pas lajmeve për planin e Serbisë për vrasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti gjatë qëndrimit në Shkup të Maqedonisë së Veriut, përcjell “Kosova Sot Online”.

Musliu ka shkruar se lajmi për planin e Serbisë për vrasjen e Kurtit është alarmante.

“Lajmi për tentativën për të vrarë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti nga Serbia është alarmante. Por, asgjë e re, kur kemi parasysh se ata vranë kryeministrin e tyre, Gjingjiqin dhe politikanë të tjerë, si Stamboliq etj”, shkruan Musliu.

(Kosova Sot Online)