Lëndohet një person si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në shtëpinë e tij

  • A.P /
  • 11 February 2024 - 09:14
Lëndohet një person si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në shtëpinë e tij

Në, Kamenicë një mashkull kosovar, ka pësuar lëndime si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në shtëpinë e tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Zjarri dyshohet se ka shpërthyer kur motra e viktimës e ka ndezur kaminin dhe aksidentalisht është përfshirë dhoma.

Rastit përveç njësive policore i është përgjigjur edhe ekipi i zjarrfikësve. I lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve ka djegie të shkallës së parë.

Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.


(Kosova Sot Online)